Home Turizëm Festa e Luleve-Shën Gjergji, traditë e lashtë e Kukësit! /Video-Foto

Festa e Luleve-Shën Gjergji, traditë e lashtë e Kukësit! /Video-Foto

Shën Gjergji është një festë që festohet në rrethin e Kukësit. Traditë e këtij qarku verior qysh prej në lashtësi. Gjelbërimi, mbledhje lulesh e thurje kurorash nga fëmijët janë disa prej elementëve që e shoqërojnë këtë festë nga data 6 deri në 15 maj.

Lashtësia e kësaj tradite i ka rrënjët në Iliri kur ata besonin në shumë perëndi. Ardhja e krishtërimit, nuk i hoqi traditat dhe zakonet e vjetra, pavarësisht fesë së re. Dhe për të adoptuar zakonet e vjetra në fenë e re, këtë traditë e pagëzuan me emrin “Shën Gjergj”.

Riti kryesor që shoqëron këtë ditë, është: Lagia e njerëzve të shtëpisë me “ujë pa folur”. Pjestari më i vjetër në moshë që është në shtëpi, ngrihet më herët se të tjerët merr disa degë të gjelbëruara shlegu dhe ujë burimi në një enë, dhe spërkat pjestarët e tjerë me degën e shelgut ndërkohë që janë në gjumë.

Dega e shelgut vendoset edhe në derën e shtëpisë. Ushqimet tradicionale të kësaj zone nuk mungojnë, madje flija është gatimi që shoqëron këtë traditë në sofrat e tyre.

Larja e pjestarëve të familjes me ujë me lule dhe vezë të zier është një rit tjetër shoqërues i “Shën Gjergjit” që kuksianët e festojnë. Por qytetarët e këtij qyteti na tregojnë se më shumë ritet e traditës së “Shën Gjergjit” respektohen dhe praktikohen në rrethinat e qarkut të Kukësit.

Pavarësisht evolimit të kohës, kuksianët nuk e harrojnë datën 6 maj, kremtimin e “Shën Gjergjit”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Must Read

Bes Kallaku dhe komedia e tij ‘Falco’ mbërrin në Kukës

Aktori i njohur i humorit Bes Kallaku ka vendosur që të sjellë në pallatin e kulturës në Kukës ditën...

Kukësi në The Guardian/ Si u ndërtua qyteti nëntokësor në Shqipërinë staliniste

Nga Shaun Walker dhe Fatjona Mejdini Fotot nga Antonio Çakshiri Për thuajse...

Biologu Besnik Hallaçi zbulon një tjetër bimë të rrallë në Kukës-FOTO

Kohët e fundit raportohet se në Shqipëri është identifikuar një nënlloj i ri endemikë për florën! Epimeda e Alpeve...

Tërmet në Kukës, epiqendra në Arrën

Lëkundje të forta tërmeti janë ndjerë pak më parë në Kukës. Siç bëhet e ditur lëkundjet kanë qenë 4.5...

Banorët e tokave të përmbytura nga liqeni i Fierzës, ultimatum qeverisë-VIDEO

Banorët e Kukësit kanë protestuar mëngjesin e djeshëm për tokat e përmbytura nga liqeni i Fierzës.