Home Featured Kryesore Zyrtare/ Nga 17 shtatori 'Rruga e Kombit' me pagesë, ja skema mashtruese

Zyrtare/ Nga 17 shtatori ‘Rruga e Kombit’ me pagesë, ja skema mashtruese

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Damian Gjiknuri bashkë me Ministrin e Financave dhe Ekonomisë Arben Ahmetaj zhvilluan sot një takim me përfaqësues nga Qarku i Kukësit ku prezantuan paketën e negociuar me kompaninë koncesionare për skemën lehtësuese tarifore të kalimit në aksin Milot-Morinë për banorët e Qarkut të Kukësit, mjetet e transportit publik dhe përdoruesit e shpeshtë.

Në këtë takim ishin të pranishëm përfaqësues nga Prefektura e Qarkut të Kukësit; nënkryetarë të Bashkisë së Kukësit e Tropojës dhe kryetari i Bashkisë Has; përfaqësues të Këshillave Bashkiake të këtyre tre bashkive; përfaqësues nga bizneset e Qarkut të Kukësit dhe linjave të transportit.

Paralel me procesin e negocimit me kompaninë koncesionare janë zhvilluar më shumë se 10 takime konsultative me komunitetin dhe grupet e interesit ku përfshihen: dëgjesa me banorët dhe drejtuesit e Bashkive të Kukësit, Hasit e Tropojës; takime me përfaqësues të Prefekturës dhe Këshillave bashkiake; takime me përfaqësues të bizneseve të grupuara në Odën Ekonomike të Kosovës; takime me Bashkimin e Prodhuesve Shqiptare.

Grupi ndërministror i cili ka negociuar me kompaninë koncesionare bazuar mbi këto kërkesa të grupeve të interesit dhe hapësirave buxhetore, ka arritur të përmbyllë paketën lehtësuese tarifore për komunitetin lokal.

Grupi ka pranuar kërkesën e bizneseve (kryesisht atyre të Kosovës), për të spostuar rinisjen e zbatimit të kalimit me tarifë përtej sezonit aktual turistik. Rrjedhimisht, është përcaktuar që kalimi me pagesë në aksin Milot-Morinë të fillojë të zbatohet duke nisur nga data 17 Shtator 2018.

“Qeveria po merr rriskun më të madh. Ne po marrim rriskun financiar për të zgjidhur një problem social meqenëse Kukësi është zonë e varfër, është deri diku e izoluar, nuk ka rrugë të qënësishme alternative dhe jemi koshient për këtë. Ne mendojmë që kjo punë të fillojë në Shtator. Pra, kjo verë të kalojë duke dëgjuar edhe bizneset, pjesën e Kosovës. Nga 17 Shtatori të fillojë të aplikohet tarifa. Këto favore për biznesin janë njësoj edhe për Kosovën. Pra, nuk kemi ndjekur parim diskriminues”, nënvizoi ministri Gjiknuri.

Më tej, ai tha se po vazhdon investimi për ta përfunduar segmentin nga Kukësi në Morinë duke e sjellë brenda parametrave të duhura. “Ne do ta kompletojmë edhe pjesën e mbetur nga Kukësi në Morinë. Kanë filluar investimet aty dhe po rregullohen urat. Shumë shpejt do të mbyllet kontrata edhe për pjesën e mbetur dhe do të vendosim edhe 2-3 mbikalime aty pasi është bërë zonë e rrezikshme për qytetarët. Pra, brenda vitit edhe ajo pjesë e mbetur e autostradës do të kompletohet me parametrat e duhura”, theksoi Gjiknuri.

Ndërkaq, Ministri i Financave dhe Ekonomisë Arben Ahmetaj tha se rruga paraqet vështirësi në mirëmbajtje dhe kosto të larta por mbetet strategjike. “Ajo është rrugë sa është e vështirë edhe strategjike. Pse është e vështirë? Këndet gjeologjike gjeografike i ka të vështira, një pjesë e saj ngrin gjatë dimirit, ndërkohë që strategjikisht është mundësia e Aeroportit të Kukësit. Ndërkohë nga ana strategjike, sigurisht që ka lidhje me Qarkun e Kukësit, që është fatkeqësisht një nga qarqet më të varfëra dhe me Kosovën”, tha Ahmetaj.

Më tej, ai sqaroi efektin që ka në Buxhetin e Shtetit paketa lehtësuese e negociuar me kompaninë koncesionare.

“Efekti shtesë bruto në Buxhetin e Shtetit për një vit, për pesë vitet që vijnë kap vlerën rreth 1.1 milionë euro, ose afërsisht 140 milionë lekë të reja. Të gjitha zbritjet që patë ju për qytetarët e Kukësit, për linjat, për përdoruesit e shpeshtë, shkojnë në 48.5 milionë euro. Pagesa, dikush mund të thotë është simbolike, dikush mund të thotë për mua është shumë por kjo është situata e Buxhetit, kjo është situata e rrugës dhe Kryeministri ka vendosur që Buxheti i Shtetit do të marrë këtë kosto, rreth 50 milionë euro vetëm për këtë zbritje të konsiderueshme”, sqaroi Ahmetaj.

Tarifat e tjera/5 euro për autoveturat, 11.2 euro për autobusët dhe kamionët

Tarifa të redukruara do të këtë vetëm për banorët e Kukësit të cilët konsiderohen banorë të shpeshtë të rrugës.

Report TV ka mësuar se tarifat për përdoruesit e tjerë mbeten të pa ndryshueshme. 5 euro për makinat e vogla, 11.2 euro atobuzët dhe kamionët ndërsa motorrët do të paguajnë 2.5 euro për çdo kalim.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Must Read

Situata pas tërmetit, alpinistët kontribuojnë për Shqipërinë/ Video+Foto

Grupi i Alpinistëve të Lybetenit në Ferizaj organizuan të dielën që kaloi, 8 dhjetor, një ngjitje në Malin e...

Shkrepet në Kosovë një ndër FOTO-t më të bukura

Një fotografi e shkrepur nga fotografi Arian Mavriqi në malet e Kosovës po cilësohet si fotografi më e bukur...

Kuksiania përzgjidhet në 100 gratë e TechWoman100 në Angli

Një shqiptare është përzgjedhur mes 100 grave që kanë marrë çmimin e rëndësishëm TechWoman në Angli.

Dëme të shumta nga tërmeti edhe në Kukës

Edhe Kukësi është prekur nga tërmeti i 26 nëntorit. Fatmirësisht nuk ka pasur probleme në...

Projekti/ Si zona e Kukësit mund të zhvillohet brenda pak vitesh

Qarku i Kukësit është ndër zonat më të bukura dhe më të pasura në Shqipëri, por paradoksalisht është edhe...