Home Featured Kryesore ‘Bomba e djemve të Hasit’, filmi- dokumentar në Kukës /Video-Foto

‘Bomba e djemve të Hasit’, filmi- dokumentar në Kukës /Video-Foto

Në sallën me titullin ‘American Corner’ në Pallatin e Kulturës “Hasan Prishtina” të qytetit të Kukësit, është shfaqur në datën 5 korrik pasdite filmi -dokumentar ‘Bomba e gënjeshtërt e Hasit’ kushtuar ngjarjes së rëndë të 24 qershorit të vitit 1983 në Has.

Dokumentari është pjesë e ciklit historik të emisionit tashmë të konsoliduar ‘Përballje me të kaluarën’ që është transmetuar me shumë sukses në RTSH1 HD, nën kujdesin e posaçëm të Drejtorit të Përgjithshëm të këtij televizioni, Thoma Gëllci.

E vërteta është se kjo nismë me peshë historike për kombin shqiptar është mbështetur që në krye të herës nga OSBE dhe posaçërisht nga shefja e Departamentit të Demokratizimit pranë kësaj organizate Cluadia Vollmer.

Autoritete të qytetit të Kukësit, shkrimtarë, gazetarë dhe dhjetëra të rinj të qytetit u bënë së bashku për të mësuar por dhe për të rikujtuar ngjarjen si ajo ka ndodhur. Dokumentari nën autorësinë e përbashkët të gazetarëve të njohur, Dashnor Kaloçi dhe Monika Stafa bën fjalë për historinë tragjikë të disa të rinjve në Has të cilët u dënuan me pa të drejtë nga regjimi i kohës.

Ishte viti 1983; udhëheqja komuniste po përgatiste pasardhësin e mundshëm, Ramiz Alia. Në 24 qershor të po atij viti, ai niset në një tur vizitash në verilindje të Shqipërisë, dikur bastione të rezistencës antikomuniste. Ramiz Alia kish qenë partizan në ato vise dhe prej lufte ruante mjaft kujtime të mira për atë zonë trime.

Këtë do e tregojë edhe në momentin më delikat të ngjarjes, kur Sigurimi i Shtetit i sugjeron të fshihet në makine ndërsa ai i vendosur për të vazhduar turin, propozon të vizitojë një familje lufte, për të cilën ruante në kujtesë çaste të paharrueshme.

Por çfarë kish ndodhur?

Ndërsa forcat e sigurisë merreshin me mbarëvajtjen e këtij takimi, dikujt nga një familje që prej kohësh njihej si antikomuniste, iu gjet një bombë në xhep. Ngjarja mori përmasa të paimagjinueshme. Ishte provokacion, thonë dëshmitarët e kohës por dhe familjarë të të dënuarve në këtë ngjarje, për të nisur një serial krimesh të rënda në këtë zonë.

40 persona, pjesëmarrës në atë miting u arrestuan. Ata ishin kryesisht nga fisi Dauti, Sefolli dhe Mazreku. Akuza ndaj tyre ishte, pjesëmarrje në një grup terrorist të lidhur me UDB-në jugosllave me qëllim kryerjen e një atentati ndaj Ramiz Alisë.

Në fund pas një gjyqi që ndiqej edhe nga udhëheqja shqiptare, dy veta u pushkatuan, të tjerët u dënuan me nga 25 vjet heqje lirie. Për të rinjtë e qytetit por dhe të ftuarit e tjerë, kjo histori solli në memorie çaste emocionale të jetës në atë kohë.

Shumëkush u mundua të sillte nga një pasazh për të rindërtuar ngjarjen por dhe të rinjtë ishin interesantë në pyetjet e tyre duke mos lënë më së shumti asnjë episod pa u ndriçuar. Ne duhet të rrëfejmë, u tha në sallë në mënyrë që historia të dëgjohet. Kur ajo dëgjohet sekush prej nesh mund të reflektojë. Mund të reflektojë për të djeshmen, në mënyrë që të jetojmë në paqe të sotmen, me një qëllim të madh, për të ndërtuar të ardhmen.

Njohja e së kaluarës, thanë të ftuarit i bën mirë njeriut e po aq mirë një kombi, të cilit pas kësaj, për të, e nesërmja pritet të jetë më e mirë. Të bukura dhe të mbushura plot emocion ishin edhe fjalimet epike të familjarëve të viktimave, nga familjet Dauti dhe Sefolli, të cilët falënderuan grupin e punës, gazetarin Iv Kaloçi, Dritan Xhemalaj, Bruna Murceku, si dhe edituesin në postproduction Gjergji Pano, autorët e filmit Dashnor Kaloci dhe Monika Stafa, por dhe drejtuesin e këtij eventi, Petrit Palushi.

Skuadra e punës ka nisur sakaq përgatitjet për shfaqjen e dokumentarëve të tjerë me mbështetjen e bashkive të rretheve në të gjithë Shqipërinë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Must Read

Shkrepet në Kosovë një ndër FOTO-t më të bukura

Një fotografi e shkrepur nga fotografi Arian Mavriqi në malet e Kosovës po cilësohet si fotografi më e bukur...

Kuksiania përzgjidhet në 100 gratë e TechWoman100 në Angli

Një shqiptare është përzgjedhur mes 100 grave që kanë marrë çmimin e rëndësishëm TechWoman në Angli.

Dëme të shumta nga tërmeti edhe në Kukës

Edhe Kukësi është prekur nga tërmeti i 26 nëntorit. Fatmirësisht nuk ka pasur probleme në...

Projekti/ Si zona e Kukësit mund të zhvillohet brenda pak vitesh

Qarku i Kukësit është ndër zonat më të bukura dhe më të pasura në Shqipëri, por paradoksalisht është edhe...

Kukësi, zona që po boshatiset/ Çdo javë ikin 50 qytetarë

Prej më shumë se 3 vitesh qyteti i Kukësit ka filluar të boshatiset. Shumë...