Home Lajme Bukuria e malit të Shkëlzenit dhe tyrbja në majë të tij /Foto

Bukuria e malit të Shkëlzenit dhe tyrbja në majë të tij /Foto

Në rrethin e Tropojës shtrihet i madhërishëm në pjesën lindore të tij mali i Shkëlzenit.

Madhështisë e bukurisë i shtohet dhe shenjtëria e tij.

Që nga viti 1315 gjer në ditët e sotme ky vend i shenjtë është vizituar dhe vizitohet masivisht në vendin e njohur me emrin ‘varri i Shkëlzenit’ që tashmë ky vend është bërë Tyrbe.

Ky vend i shenjtë ka krijuar besim të madh te çdo njeri duke i qetësuar ata shpirtërisht apo nga lutjet e tyre iu janë zgjidhur hallet dhe problemet.

‘Tyrbja e Shkëlzenit’ ndodhet ne lartësinë 2400 m mbi nivelin e detit.

Kjo hapësirë shprese dhe qetësie shpirtërore për njeriun është një vend ku shikon bukuri të mëdha natyrore.

Ky vend vizitohet masivisht nga qytetarët e Tropojës, Hasit, Kukësit, Pukë dhe mbarë Kosova.

Vijnë nga të gjitha moshat ku përfshihen njerëz me probleme, halle dhe sëmundje të ndryshme.

Shpesh shumë nga këta qytetarë e kalojnë një natë në këtë vend të shenjtë.

Vitin e kaluar u hap rruga për makinat, gjë që  ka krijuar lehtësira për ta vizituar çdo njeri.

Pas ritualeve të qytetarëve tek ‘varri i Shkëlzenit’ bashkia e Tropojës kishte organizuar një aktivitet me këngë e valle.

Në këtë aktivitet merrnin pjesë klerikë të shumtë nga Shqipëria dhe Kosova.

Merrnin pjesë dhe prefekti i qarkut Kukës  Zenel Kuçana, kryetari i bashkisë Tropoje Besnik Dushaj.

Me këtë rast u nderuan edhe disa klerike të çmuar të Tropojës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Must Read

Foto HISTORIKE-Artizanet e Bicajt

Nji foto e rrallë: Artizanet e Lumës (2 dhjetor 1963) Respekt per ato pak zonja...

Një ditë në Valbonë, mes bukurive dhe problemeve të zonës- VIDEO

Lugina e Valbonës shtrihet në qendër të Alpeve Shqiptare, në Rrethin e Tropojës. Lugina e Valbonës ka...

Eksploro Kukësin/ Një ditë në malin e Gjallicës-VIDEO

Me rastin e festës së Gjallëjçes, një grup të rinjsh kanë vendosur që ti ngjiten malit me të njëjtin...

Ranger-at e Kukësit, aksion në ndihmë të turistëve-FOTO

Dita Botërore e Ranger-ave festohet në mbarë botën në 31 korrik.  Administrata Rajonale e Zonave...

Qeni i Sharrit ose Deltari Ilir-VIDEO

Është përmendur nga historianët, natyralistët dhe poetët, e i vishej një origjinë e mbinatyrshme dhe fuqi e pashtershme. Një qen, i cili ishte gjithmonë i...