Home Lajme Edhe një javë nga fillimi i shkollës, por “Avni Rustemi” në Kukës...

Edhe një javë nga fillimi i shkollës, por “Avni Rustemi” në Kukës s’është gati

Kur kanë mbetur edhe pak ditë nga fillimi i vitit të ri shkollor, Bashkia e Kukësit po punon për të bërë gati infrastrukturën për një proces normal mësimor. Por kjo nuk mund të thuhet për shkollën 9- vjeçare “Avni Rustemi”, ku mësimi do të nisë në kushte të papërshtatshme. Sipas drejtoreshës së këtij institucioni arsimor, Neraida Selmanaj, shkolla ka nevojë për rikonstruksion të plotë.

“Pjesa e soletes së katit të katërt është problematike. Në kohë reshjesh çfarë bie jashtë hyn brenda. Dyert e klasave janë akoma të kohës tashmë të harruar. Terrenet sportive janë po aq emergjente. Janë lënë përgjysëm. Do të krijohen edhe klasat sportive. Do të ketë profelizim të kësaj lënde. Edhe palestra ka nevojë për rikunstruksion dhe të sillet në parametrat normal. Janë disa gjëra që duhet ndërhyrje . Është superemergjente rikonstuksioni i plotë i shkollës”, shprehet Neraida Selmani, drejtoreshë e shkollës 9-vjeçare “Avni Rustemi”.

Prefektit i qarkut Zenel Kuçana , i cili vizitoi shkollen ‘avni rustemi’ për të parë pergatitejett ne prag te vitit te ri shkollor, tha se do merren masat qe mesimi aty te zhvillohet ne kushte nomale.

“Në këto kushte është e vështirë të zhvillohet mësimi.Ne do të marrim masat e nevojshme për të dalur nga kjo gjendje dhe shpresoj që në bashkëpunim me pushtetin vendor dhe Ministrinë e Arsimit, do të bëjmë të mundur që shkolla të kete kushte normale mësimi”, tha Zenel Kuçana, Prefekt i qarkut Kukës.

Shkolla “Avni Rustemi” është hapur për herë të parë në vitin 1974 dhe është më e madhja në qytetin e Kukësit me 760 nxënës. Që nga koha e ndërtimit nuk ka njohur asnjë investim të plotë përveç riparimeve të përvitshme nga Bashkia e Kukësit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Must Read

Foto HISTORIKE-Artizanet e Bicajt

Nji foto e rrallë: Artizanet e Lumës (2 dhjetor 1963) Respekt per ato pak zonja...

Një ditë në Valbonë, mes bukurive dhe problemeve të zonës- VIDEO

Lugina e Valbonës shtrihet në qendër të Alpeve Shqiptare, në Rrethin e Tropojës. Lugina e Valbonës ka...

Eksploro Kukësin/ Një ditë në malin e Gjallicës-VIDEO

Me rastin e festës së Gjallëjçes, një grup të rinjsh kanë vendosur që ti ngjiten malit me të njëjtin...

Ranger-at e Kukësit, aksion në ndihmë të turistëve-FOTO

Dita Botërore e Ranger-ave festohet në mbarë botën në 31 korrik.  Administrata Rajonale e Zonave...

Qeni i Sharrit ose Deltari Ilir-VIDEO

Është përmendur nga historianët, natyralistët dhe poetët, e i vishej një origjinë e mbinatyrshme dhe fuqi e pashtershme. Një qen, i cili ishte gjithmonë i...