Home Lajme Pas 1 jave Kukësi ngel mes dy doganave

Pas 1 jave Kukësi ngel mes dy doganave

Sot 1 javë Kuksianët do ngelin mes dy doganave.

Kuksianet, hasjanet e tropojanet nga 17 Shtatori do te paguajne para për të parë familjet e tyre.

Si ata që jetojnë në Kukës e do udhëtojnë drejt të afërmve të tyre në Tiranë, ashtu edhe ata që udhëtojnë nga Tirana për në Kukës, do të duhet të paguajnë para për të kaluar në Kalimash.

Sikur të mos mjaftonte dogana e Morinit me Kosovën, kuksianëve tani do tu vendoset edhe një doganë tjetër, këtë herë në Kalimash.

Në Morinë nuk ke nevojë të paguash për të kaluar, por nëse do të sjellësh ndonjë mall duhet me pagu doganën.

Kurse në Kalimash duhet me pagu edhe sikur vetëm do të kalosh.

Do shkosh në Tiranë, apo kudo tjetër për dasëm do paguash në Kalimash.

Do shkosh në Tiranë apo kudo tjetër për një vdekje, do paguash në Kalimash.

Do shkon në Tiranë apo kudo tjetër të shohësh fëmijët, do paguash në Kalimash.

Do vish në Kukës, të shohësh nënën, babën, motrat apo vëllezërit, do paguash në Kalimash.

Do vish në Kukës, për gëzime apo hidhërime, prap do paguash në Kalimash.

Nëse do të shkosh në Tiranë për të bërë një vizitë mjekësore, duhet te paguash një herë në Kalimash.

Edhe studentët që duan të vijnë në Tiranë, apo në Shkodër, Durrës, Gjirokastër, Vlorë apo kudo tjetër për të studiuar duhet të paguajnë paratë te dogana e Kalimashit.

Do të duhet me marrë një dokument, në Tiranë, apo të vish nga Tirana në Kukës për një dokument, duhet të paguash në Kalimash.

Çdo gjë do të jetë me shtrenjtë tani për Kuksianët, Hasjanët e Tropojanët, sepse do të paguajnë në Kalimash.

E sa për kushtet lehtësuese të prezantume nga qeveria e Edi Ramës, ato janë thjeshtë mashtrime, sa për të hedhë hi syve të kuksianëve.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Must Read

Bes Kallaku dhe komedia e tij ‘Falco’ mbërrin në Kukës

Aktori i njohur i humorit Bes Kallaku ka vendosur që të sjellë në pallatin e kulturës në Kukës ditën...

Kukësi në The Guardian/ Si u ndërtua qyteti nëntokësor në Shqipërinë staliniste

Nga Shaun Walker dhe Fatjona Mejdini Fotot nga Antonio Çakshiri Për thuajse...

Biologu Besnik Hallaçi zbulon një tjetër bimë të rrallë në Kukës-FOTO

Kohët e fundit raportohet se në Shqipëri është identifikuar një nënlloj i ri endemikë për florën! Epimeda e Alpeve...

Tërmet në Kukës, epiqendra në Arrën

Lëkundje të forta tërmeti janë ndjerë pak më parë në Kukës. Siç bëhet e ditur lëkundjet kanë qenë 4.5...

Banorët e tokave të përmbytura nga liqeni i Fierzës, ultimatum qeverisë-VIDEO

Banorët e Kukësit kanë protestuar mëngjesin e djeshëm për tokat e përmbytura nga liqeni i Fierzës.