Home Featured Kryesore Reportazh nga Hasi, ku çdo familje ka 1 njeri në Angli /Foto

Reportazh nga Hasi, ku çdo familje ka 1 njeri në Angli /Foto

Shqiptarët që udhëtojnë ilegalisht drejt Britanisë së Madhe janë vënë sërish në vëmendjen e prestigjiozes ‘Daily Mail’.

Kjo e fundit i ka kushtuar një artikull emigrantëve ilegalë, teksa futen në territorin e Anglisë.

Madje, ‘Daily Mail’ shkruan se shqiptarët nuk ngurojnë që të publikojnë në rrjetet sociale dhe selfie nga udhëtimet e tyre.

‘Duke qeshur, duke mbajtur shishe me pije dhe me flamurin shqiptar, selfiet e të rinjve janë në faqe të cilat mund të arrijnë 60,000 ndjekës.

Dje edhe qeveria shqiptare e quajti Britaninë një vend i arritshëm lehtë krahasuar me shtetet e tjera dhe i kërkoi Britanisë të kthejë sa më shpejt emigrantët shqiptarë në atdhe.

Ndërkohë familjet atje hapur e kanë pranuar dërgimin e fëmijëve të tyre në mënyrë ilegale në Britani për të gjetur një jetë më të mirë.

Shumë përfundojnë në qendra kujdestarie, sipas një investigimi te Daily Mail.

Disa janë të detyruar të punojnë si trafikantë droge për bandat e krimit shqiptar, të cilat policia britanike i përshkroi kohët e fundit si ‘bandat më të pamëshirshme që Britania e Madhe ka parë ndonjëherë’, thuhet në shkrimin e Daily.

Po ashtu, ‘Daily Mail’ flet edhe për një fshat të Shqipërisë, Krume, ku sipas saj pothuajse çdo familje ka të paktën një anëtar në Britani.

‘Rrethuar nga malet me borë, Kruma është ‘periferia’ më e e largët e Londrës’, shkruan me tej ‘Daily Mail’. Britanikja e paraqet këtë zonë si një vend pa të ardhme për rininë, duke u dhënë atyre mundësinë e vetme për t’u larguar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Must Read

Bes Kallaku dhe komedia e tij ‘Falco’ mbërrin në Kukës

Aktori i njohur i humorit Bes Kallaku ka vendosur që të sjellë në pallatin e kulturës në Kukës ditën...

Kukësi në The Guardian/ Si u ndërtua qyteti nëntokësor në Shqipërinë staliniste

Nga Shaun Walker dhe Fatjona Mejdini Fotot nga Antonio Çakshiri Për thuajse...

Biologu Besnik Hallaçi zbulon një tjetër bimë të rrallë në Kukës-FOTO

Kohët e fundit raportohet se në Shqipëri është identifikuar një nënlloj i ri endemikë për florën! Epimeda e Alpeve...

Tërmet në Kukës, epiqendra në Arrën

Lëkundje të forta tërmeti janë ndjerë pak më parë në Kukës. Siç bëhet e ditur lëkundjet kanë qenë 4.5...

Banorët e tokave të përmbytura nga liqeni i Fierzës, ultimatum qeverisë-VIDEO

Banorët e Kukësit kanë protestuar mëngjesin e djeshëm për tokat e përmbytura nga liqeni i Fierzës.