Qarku i Kukësit gjatë ditës së sotme nuk ka patur reshje bore në të gjithë territorin.
Sipas informacioneve të marra nga Firmat Kontraktore të akseve rrugore nacionale, strukturat e emergjencave civile në tre bashkitë, strukturat përgjegjëse që menaxhojnë situatën është si më poshtë:
Rrugët ,urat: Akset rrugore nacionale që përshkojnë Qarkun e Kukësit vazhdojnë të jenë nën efektin e temperaturave të ulëta për pasojë fenomeni i ngricave është prezent në të gjitha akset.
Aktualisht është kjo gjendje në akset të cilat janë prekur nga këto kushte atmosferike:
Në të gjitha akset rrugore nacionale qarkullimi i mjeteve bëhet normalisht pa zinxhirë.
Është punuar nga Firmat Kontraktore për hedhje kripe,hapje tombinash e pastrime gurëve e dherash.
Akset rrugore bashkiake:
Në përgjithësi akset rrugore janë të qarkullueshme normalisht.
Bashkia Kukës:
Rrugët janë të pakalueshme në njësia Administrative Kalis, Bushtricë, Grykë-Çaj e Arrën.
Rrugët të kalueshme me vështirësi në njësia Administrative Ujmisht e Zapod.
Bashkitë Tropojë e Has, akset nacionale rrugore janë të qarkullueshme normalisht.
Rrugët janë të pakalueshme ne 6 fshatra te njësia Administrative: Lekbibaj Tropoje
Energjia elektrike:
Furnizimi me energji elektrike në përgjithësi është normal në gjithë Qarkun.
Nuk janë furnizuar me energji elektrike njësia Administrative Arrën e njësia Administrative Kalis të Bashkisë Kukës të cilat furnizimin me energji e marrin nga Qarku i Dibrës.
Shkollat:
Në përgjithësi proçesi mësimor ka vazhduar normalisht.
Nuk është zhvilluar proçesi mësimor në Shkollën e fshatit Kalis njësia Administrative Kalis, Shkolla e Fshatit Fshat të njësia Administrative Grykë-Çaj, Shkolla e fshatit Arrën, njësia Administrative Arrën.