Si bëhet (kaq e mirë) Flija e Kukësit (receta e plotë)

0
1563

Nëse do të shkonit në zonën e Kukësit, Hasit apo Tropojës, gabimi më i madh që do të bënit ishte të largoheshit pa provuar flinë.

Një gatim tipik kryesisht e zonës së Lumës, flija është ushqimi me të cilin banorët nderojnë miqtë.

E konsideruar si një nga shijet më të veçanta, flija ka sekretin e saj dhe atë gratë kuksiane e transmetojnë brez pas brezi.

Sigurisht  receta e saj tashmë është shpërndarë gjerësisht ndaj pse të mos provojmë ta gatuajmë vetë:

Flija e Kukësit

Përbërësit:

3-4 kg miell (gruri ose misri)

10-20 kokrra vezë

gjalpë

vaj

kripë

Përgatitja

Në një enë hedhim miell, ujë të vakët dhe kripë. I trazojmë përbërësit derisa të krijohet një masë qulli. Rrahim vezët në një enë tjetër të mbushur me gjysmë litër vaj ulliri. Ndërkohë mbi saç vendosim prushin e ndezur.

Në tepsinë ku do të piqet flija hedhim një garuzhde nga masa e qulltë. Brumin e shpërndajmë në mënyrë të njëtrajtë në të gjithë sipërfaqen. mbi tepsi vendosim saçin e nxehtë dhe e lëmë derisa të piqet brumi.

Pasi brumi të jetë pjekur, mbi të hedhim një shtresë uniforme nga masa me vezë e vaj dhe e lëmë të piqet. Pastaj vazhdojmë me shtresën tjetër të brumit. ky proces përsëritet derisa tepsia të mbushet plot.

Pas pjekjes së fundit, para se të ftohet plotësisht e lëmë tepsinë edhe për pak kohë mbi prush.

Më pas e presim në forma rombesh dhe mbi të hedhim gjalpë të shkrirë.

E shpërndajmë gjalpin në mënyrë të njëtrajtshme.

Vlerat ushqyese

Flija është e pasur me karbohidrate, fibra dhe proteina

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here