Studiuesi i mirënjohur Bicjan Shefqet Hoxha, shpallet ‘Qytetar nderi’ i Kukësit

0
178

Në një nga sallat e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, me datë 6 Prill 2019, në praninë e personaliteteve të shumtë (akademikë, profesorë, politikanë, shkrimtarë dhe gazetarë), profesor  Shefqet Hoxha bëri promovimin e 12 librave ne 85 vjetorin e lindjes, të mundësuara me sponsorizim e biznesmenit të njohur  kuksian Flamur Hoxha.

Të pranishmit asistuan dhe në dorëzimin e titullit të lartë “Qytetar Nderi i Kukësit” studiuesit Shefqet Hoxha nga ana e kryetarit të Bashkisë Kukës, Bashkim Shehu.

Tubimin e përshëndetën Rexhep Shahu, gazetar dhe drejtues i Klubit të Poezisë, Izet Duraku redaktor i 12 librave të profesor Shefqetit.

Akademikët Shaban Sinani dhe Gjovalin Shkurtaj gjatë fjalës së tyre vlerësuan me admirim dhe përulje kontributin shkencor kombëtar të prof. Shefqet Hoxhës.

Flamur Hoxha, sponsor i 12 vëllimeve të prof. Shefqet Hoxhës pasi vlerësoi dhe siguroi profesorin se do vazhdojë të sponsorizojë punime të tjera, i dhuroi në mënyrë simbolike 85 trëndafila.

Namik Dokle, shkrimtar, politikan i lartë, ish-nxënës i profesor Shefqet Hoxhës, pasi foli mbi njohjen e tij personale shtroi pyetjen kuptimplotë:  E çfarë duhet të bësh më shumë që të jesh Akademik?

Nebi Bardhoshi, drejtor i Institutit të Antropologjisë Kulturore dhe Studimit të Artit, Tiranë mbajti një kumtesë të shkurtër.

Në fund foli profesor Shefqet Hoxha i cili në fjalën e tij falënderoi të gjithë të pranishmit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here