FOTO/ Duke kujtuar 20 vjetorin e Eksodit të Kosovarëve në Kukës

0
683

Shkruan Isuf Kurtaj

Për të përkujtuar ngjarjen më të pazakontë të fundshekullit të kaluar në zemër të Evropës, ku para syve të tyre po ndodhte shpërngulja masive e mbi 500 mijë shqiptarëve, 20 vite pas, nxënësit e Prizrenit, Kukësit, Beratit dhe Dragashit, për më shumë se dy orë në stadiumin e qytetit zhvilluan aktivitete të ndryshme edukative, kulturore dhe sportive në 15 disiplina.

Dramën e trishtë që u ndodhi shqiptarëve të Përtej dhe Këndej Drinit, rreth 800 nxënës e përkujtuan në këtë formë, (shiko fotot) sepse në dallim nga të tjerët, shqiptarët e kanë ngritur vetëdijen, identitetin, vlerat… pa e prekur dinjitetin e popujve tjerë. Ndoshta për këtë arsye shqiptarët janë ringritur edhe atëherë kur të tjerëve nuk i kanë llogaritur. Por Sfinksi nga hiri ngrihet dhe shqiptarët duket se këtë fat kanë pasur.

Çfarë pamë tek nxënësit tanë sot?

Pamë se sa social janë, sa të talentuar në sport e artë, sa krijues në shkencë…

Tek asnjëri prej tyre, të gjithë të lindur pas vitit “99, nuk pamë asnjë grimcë shenje të plagëve që u munduan të lënë armiqtë tanë në shekuj.

Për këtë ngjarje të madhe u angazhuan Drejtoria Arsimore e Prizrenit, Kukësit, Beratit dhe Dragashit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here