Problematika e madhe/ Liqeni i Kukësit si ‘kosh’ mbeturinash

0
924

Ndotja e liqenit të Fierzës në Kukës, gjithnjë e më tepër po bëhet një problem shqetësues. Reshjet e ditëve të fundit kanë ndikuar në risjelljen e mbeturinave kryesisht plastike që janë depozituar në sipërfaqe dhe në breg të ujërave të liqenit duke e ndotur atë masivisht.

Ndotja ka shqetësuar edhe disa peshkatarë, të cilët çdo fundjavë në breg të liqenit të Fierzës, ushtrojnë gjuetinë e peshkut. Ata thonë se pamja që të ofron liqeni është “mjerim” dhe vetëm pasioni i shtyn që të gjuajnë në këtë liqen të ndotur.

Pavarësisht premtimeve për zgjidhje të situatës ende nuk është marrë asnjë masë për pastrimin e liqenit të Fierzës, ndotje e cila vijon prej vitesh duke dëmtuar rëndë ekosistemin.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here