Shkruan Ermal Hallaçi
Vizitë studimore në Lumin e Gashit rezervë strikte dhe pjesë e trashëgimisë UNESCO me ekipin e ekspertëve, austriak nga Ministria Federale e Austrisë për Qëndrueshmërinë dhe Turizmin, Qendra Austriake e Kërkimit për Pyjet dhe nga dy zonat e mbrojtura në Austri (Kalkalpen National Park dhe Wilderness Area Durrenstein), të cilat janë gjithashtu pjesë e sitit të Trashëgimisë Botërore.
Ata mbetën të befasuar dhe me shumë dashuri i dhuruan përqafime drurëve të lashtë të ahut.
Ky tur u prit dhe u udhëhoq nga Agjencia e Zonave të Mbrojtura në Kukes nga drejtori Besnik Hallaçi.