Foto/ Figurat të shquara të krahinës së Lumës

0
674

Luma u njoh edhe për figurat e shquara si:

Hasan Prishtina (lindi më 1873, Vushtrri – 13 gusht 1933, Selanik), deputet, aktivist shqiptar nga Kosova (Perandoria Osmane). Ishte patriot e demokrat revolucionar i shquar që luftoi për lirinë e pavarësinë e atdheut, për demokratizimin e jetës së vendit, për çlirimin e Kosovës nga zgjedha serbomadhe dhe bashkimin e saj me shtetin shqiptar.

Hasan Prishtina, deputet i krahines se Lumes
Hasan Prishtina, deputet i krahines se Lumes

Islam Spahia lindi në Kolesjan të Kukësit më 1838.[16]. U lind në Kolesjan të Lumës, në një familje me pesë vëllezër të tjerë, aktivist politik e juridik, kuvende të mëdha do t’i mbante në Kullën e Shehlerëve në Ceren, nepër kullat e fshatit Fshat e Kalis e deri në Kalanë e Dodës.

Vjeshten e 1893 Sinan Pasha rrethon Prizrenin. Luma me në krye Baba Lamit përballen me Sinan Pashen, përkrah vullnetarëve të Drenices e Gjakoves e e detyrojnë të tërhiqet. Islam Spahia priu malësorët e Lumës në luftimet kundër gjeneralëve turq : Shemsi Pasha (1903-4, 1906), Xhavit Pasha (1909), Shefqet Dërgut Pasha (1910 si dhe kundër agresorëve serbë në nëntor 1912.

Ndihmoi për hapjen e shkollës së parë shqipe ) në Kolesjan me 1911. Me 22 shtator 1913 u ngrit flamuri ne Kolesjan.

Islam Spahia, aktivist dhe luftetar
Islam Spahia, aktivist dhe luftetar

Muharrem Bajraktari (Ujmisht, 5 maj 1894-Bruksel, 21 janar 1989) qe Komandant i Përgjithshëm i Xhandarmërisë Shqiptare gjatë periudhës së qeverisjes së Zogut dhe udhëheqës i Rezistencës Antifashiste të popullit shqiptar. Vdiq në vitin 1989.

Ishte i biri i Nezir dhe Kadime Bajraktarit. Në vitin 1902 regjistrohet në shkollën fillore të Kolesjanit, ku kreu mësimet fillore.

Me nisjen e Luftës së Parë Botërore mobilizohet për të kryer shërbimin ushtarak nga forcat austro-hungareze që kishin pushtuar në atë kohë afro 60% të territoreve shqiptare. Arti ushtarak e tërhoqi shumë, u dallua si një ushtar shembullor dhe brenda vitit gradohet me gradën rreshter. Ende pa kryer mirë shërbimin ushtarak ai dërgohet në Vjenë. Gjatë viteve 1917-1918 qe hapë në Bicaj (në xhaminë e Osmanaj) një kurs për të mësuar gjermanisht. Në të vazhduan mësimet kryesisht xhandarët e komandës (rrethkomandës). Kursin e vazhduan : M. Bajraktari – Ujmisht, Avdi Beqiri – Bardhoc, Dullë Elmazi – Mustafaj, Ajet Xhema – Mustafaj, Xhafer Alia – Nangë dhe 70 vetë tjerë. Më pas Muharrem Bajraktari dhe Avdi Beqiri kanë shkuar në Vjenë.

Në vitin 1918, Muharremi mbaron me sukses Akademinë Ushtarake të Vjenës dhe gradohet me gradën nëntoger i këmbësorisë.

Muharrem Bajraktari
Muharrem Bajraktari

Më vitin 1921, Muharremi u gradua toger, dhe e emëroi zv. komandant e më vonë Komandant të Xhandarmërisë të Prefekturës së Kosovës (me qendër në Krumë). Këtë detyrë ai e vazhdoi deri në vitin 1924. Në zgjedhjet e vitit 1921, të parat në historinë e vendit, Ahmet Zogu propozoi edhe emrin e Muharrem Bajraktarit si kandidat për deputet. Por Muharremi, në ato vite ende një djalë i ri, me sa duket nuk pranoi dhe vazhdoi karrierën ushtarake duke qenë gjithmonë përkrah Zogut dhe Partisë Përparimtare ku ai bënte pjesë. Deputet i parë i Lumës u bë Mustafë Lita, nga fisi i njohur i Litajve. Në mars të vitit 1922 kundërshtaret politikë të udhëhequr nga Bajram Curri sulmojnë Krumën. Muharrem Bajraktari, në atë kohë Komandant i Xhandarmërisë së Kosovës (Sot Qarku i Kukësit), rezistoi në mënyrë të admirueshme përballë Bajram Currit, i dalluar për luftërat e tij si ndaj pushtuesve ashtu edhe ndaj kundërshtarëve të tij politikë. Ai gjithashtu udhëhoqi operacionin e forcave të Xhandarmërisë së Prefekturës për rivendosjen dhe mbrojtjen e rendit kushtetues që kërcënohej nga Bajram Curri dhe përkrahësve të tij. Në maj 1924 pikërisht nga Kruma (asokohe qendër e Prefekturës së Kosovës nisi Lëvizja e qershorit. Muharrem Bajraktari i kapur në befasi pas një përpjekjeje disa orësh, dhe gjithashtu me urdhër të Zogut u tërhoq. Me 12 qershor, Zogu u largua në Jugosllavi, duke lënë 4 shokë të tij në Shqipëri për të organizuar rezistencën. Njëri prej tyre ishte edhe Muharrem Bajraktari. Dështimi i Nolit dhe anarkia në të cilën u zhyt vendi i dhanë mundësi Zogut të hynte në Shqipëri dhe me 24 dhjetor 1924 ai hyri në Tiranë. Ndodhi që u quajt “Triumfi i Legalitetit”.

Lufta e Dytë Botërore përbën etapën më të rëndësishme të jetës së Muharrem Bajraktarit. Gjatë kësaj periudhe 1940-1944 ai u bë lideri absolut i Lëvizjes Çlirimtare të Kukësit dhe Shqipërisë Verilindore. Ai luftoi kundër italianëve, gjermanëve dhe komunistëve. Bashkëpunoi me Abaz Kupin, Vëllezërit Kryeziu dhe me Ballin Kombëtar.

Muharrem Bajraktari kundër Partisë Komuniste Shqiptare 1944-1946

Lufta e Muharrem Bajraktarit kundër PKSH u karakterizua gjithmonë nga përplasje të egra të armatosura ku pati të vrarë nga të dyja palët. Bajraktari u konfrontua me forcat speciale të ndjekjes në Shëmri, Kalimash, Buzëmadhe, Bushtricë, Kalis dhe Ujmisht. Në këto luftime i vdiqën edhe dy djemtë e tij Hamdi dhe Ibrahim Bajraktari. Në vitin 1945 bëhet anëtar i Lidhjes së Maleve, një organizatë antikomuniste që udhëhiqej nga Mark Gjon Markaj. Në shtator të vitit 1946 së bashku me 55 persona të tjerë, të gjithë nacionalistë të kërkuar nga organet shqiptare dhe jugosllave, Bajraktari largohet në Greqi. Gjatë rrugës për në Greqi mbetën të vrarë 21 persona. Djali i tij Bajrami plagoset dhe kapet nga organet jugosllave. Këtu merr fund edhe odiseja e gjatë e Muharrem Bajraktarit nëpër malet e Shqipërisë.

Jeta në mërgim dhe vdekja e tij

Në vitin 1946,i rraskapitur nga luftimet me Forcat e Ndjekjes ai largohet drejt Jugosllavisë e më pas në Greqi. Nga Greqia largohet në Itali dhe më pas në vitin 1953 në Belgjikë aty ku edhe mbylli jetën. Gjatë gjithë periudhës në mërgim ai kurrë nuk reshti së punuari për të mirën e kombit shqiptar, për vendosjen e një sistemi demokratik dhe bashkimin e trojeve etnike shqiptare. Ai u bë anëtar i kryesisë së organizatës “Shqipëria e Lirë” e udhëhequr nga Mit’hat Frashëri dhe që ishte organizata më e fuqishme e antikomuniste e diasporës shqiptare. Më 21 janar 1989,Muharrem Bajraktari vdiq në Bruksel, Belgjikë. Varrimi ju bë më 25 janar 1989. Mbi 600 shqiptare të ardhur nga diaspora ishin mbledhur për t’a nderuar dhe dhënë lamtumirën e fundit këtij pishtari të nacionalizmit shqiptar. Mbi 50 parti politike dhe figura patriotike dhe shkencore të diasporës vunë kurora mbi varrin e tij. Edhe qeveria belge i bëri të tëra nderimet e mundshme që mund t’i bëhen burrave të shtetit. Gjithashtu shumë gazeta dhe radio, si ajo e Belgjikës, Francës, Anglisë dhe “Zëri i Amerikës” i bënë jehonë vdekjes së tij dhe folën mbi jetën dhe veprimtarinë e tij nacionaliste.

Avni Rustemi (1895 – 1924) ishte mësues, publicist dhe deputet shqiptar. Deputet i krahines se Lumes. Lindi 22 shtator 1895 në qytetin e Libohovë, në një familje ku i ati ishte qehaja i familjes së Arsllan-Pashalinjve, oxhakut të Libohovës. Mësimet fillore i mori në vendlindje, i vazhdoi në Normalen e Elbasanit dhe më vonë në Shën Mitër Korone (Itali). Studimet e larta për pedagogji i filloi në Universitetin e Romës.

Avni Rustemi
Avni Rustemi

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here