Liqeni i Kukësit, ja sa lloje peshqish gjeni në të

0
816
Në liqenin e Kukësit me sipërfaqe 71 km2 e me thellësi maksimale 128 metër, rriten 15 lloje peshqish.

Shumë i preferuar është peshku Luçiperkë, peshk që rritet vetëm në këtë liqen, peshk peshkngrënës i kushtueshëm në treg.

Ky peshk ka ardhur nga rezervatet e ndryshme të Kosovës kur u mbush liqeni i Kukësit, gjatë një përmbytje të rezervateve të ndryshme në Kosovë nga shirat e mëdhenj. Ky peshk u pajtua me ujin e këtij liqeni dhe u rrit e u shumua. Por Liqeni i Kukësit është i mbipopulluar me peshkun e llojit gjuhca. Dikur ka pasur ndërmarrje që konservonte gjuhcat, të cilat edhe eksportoheshin. Gjuhcat gjuhen lehtësisht dhe pa ndonjë investim të madh mund të përpunohen e konservohen.

Peshku më i madh që është kapur në Liqenin e Kukësit në vitin 2004 ka peshuar 64 kilogram. Përveç gjuhcës dhe luçiperkës, shumë i populluar ky liqen është edhe me krap, ballgjërë etj.Në periudhën e paraviteve 90, në periferi të Kukësit ka qenë i ndërtuar një rezervat i madh për prodhimin e rasatit të peshkut.

Në ato vite janë hedhur deri në dhjetë milion rasate peshku në ujin e liqenit. Ndërsa në vitet e fundit ose pas viteve 90, sasia më e madhe e rasateve që është hedhur, shkon deri në 3 milion copë. Për pasojë, pas viteve 90 liqeni është varfëruar nga peshku, sepse nuk është hedhur rasat, edhe pse shpesh është raportuar se është hedhur, por në fakt nuk është hedhur edhe pse shpesh janë dhënë fonde të vogla.Industria e peshkut, mund të jetë një nga burimet më të mëdha të sigurimit të të ardhurave dhe jetesës në rajonin e Kukësit.

Kjo shpjegohet sepse peshkimi është një burim i madh i pranishëm dhe nuk ia vlen që djemtë e Kukësit të shkojnë e të bëhen peshkatarë në Greqi apo në vende të tjera kur liqenin dhe peshkun e kanë në prag të derës. Shpresohet se me çeljen e degëve të bankave të ndryshme në Kukës do të nxitet biznesi për kapital fillestar, për çelje ndërmarrjesh të vogla dhe për zënie e përpunim peshku.

Në fillim të viteve 90, biznesmenë të vegjël të Kukësit kanë mundur të shesin fileto peshku të llojit luçiperkë edhe në Gjermani. Por, ky biznes duhet marrë seriozisht e jo i rastësishëm. Bankat mund ta nxisin industrinë e zënies e përpunimit të peshkut, siç mund të nxisin industrinë hoteliere brigjeve të liqenit të Kukësit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here