VIDEO-Kalaja e Pecës në Kukës/ Njihuni me historinë e vendbanimit të hershëm

0
546
Kalaja e Pecës kufizohet në tre anët nga ujërat e liqenit të Fierzës, ndërsa ana lindore e saj lidhet me fshatin Breglum nga një valëzim kodrash.
Ajo ka formë të çrregullt e të ndërvarur nga terreni, me perimetër për 445 m dhe sipërfaqe prej 1 ha. Muri është ndërtuar me gurë gëlqerorë kuadratik të lidhur me llaç të një cilësie të dobët, ndersa çatite e banesave kanë qenë te mbuluara me tjegulla.
Duke u mbeshtetur në mbetjet arkitektonike, banesat kanë qenë të ‘tipit alpin’ të ngjitura në mure që nuk i kalonin 1.5 m.
Gërmimet arkeologjike tregojnë se ky objekt kulti u zhvillua në dy faza kohësisht të ndryshme. Interes të veçantë paraqet dekori i realizuar tek enët e përdorimit të përditshëm me motivin fshesor, karakteristikë për Shqipërinë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here