Kukësi/ Qyteti që u kandidua për çmimin Nobel dhe datat historike të tij

0
937

Kukësi është qytet në Shqipërinë verilindore, i shtrire në koordinatat 42,08° V, 20,42° L. Është qendra e Qarkut Kukës. Shtrihet në rrëzë të Malit të Gjallicës dhe në breg të Liqenit të Fierzës, në Rrafshen e Lumës. Motoja e qytetit është “Qyteti i mikpritjes dhe bujarisë”.

Në vitin 2000 Kukësi u kandidua për Çmimin Nobel për Paqe me motivacionin e pritjes së mbi 450.000 shqiptarëve nga Kosova të dëbuar nga ushtria, paraushtarakët serbë dhe serbët e armatosur në Kosovë.

Megjithëse zona e Kukësi është një vendbanim i hershëm historik, siç dëshmohet prej varreve ilire të zbuluara në fshatin Kënetë, Kukësi ose Kukësi i Ri është një ndër qytetet më të reja në Shqipëri.

22 korrik 1962 filluan punimet për ndertimin e Kukësit të ri.

Prill 1965 filloi popullimi i tij.

1978 e tërë popullsia vendoset në qytetin e ri, përururohen dy urat e mëdha, mbi Drinin e Zi dhe Drinin e Bardhe që do të lidhnin qytetin e Kukësit të Ri me Tiranën dhe Hasin.

Periudha e demokracise

Shqiptarët të nxitur nga ngjarjet në Evropën Lindore por edhe nga gjendja e vështirë e të izoluar në të cilën ndodhej vendi nga politikat e gabuara të qeverisë filluan të kundërshtonin regjimin komunist

Dhjetor 1990  Demostrata antikomuniste zhvillohen në gjithë vendin.

8 Dhjetor 1990  Studentët e Universitetit të Tiranës formojnë Partinë Demokratike të Shqipërisë, e para parti opozitare pas afro 50 vitesh.

5 Janar 1991   Formohet Partia Demokratike ne Kukës

31 Mars 1991  Mbahen zgjedhjet e para pluraliste.

27 Mars 1999  mijëra kosovarë të dëbuar prej trojeve të tyre, kaluan doganën e Morinit. Qarku i Kukësit i mirëpriti dhe i strehoi në shtëpitë e tyre gjatë luftës me Serbinë.

Në fillim të vitit 2000,  qyteti i Kukësit kandidohet për Çmimin Nobel për paqe duke u bërë i pari qytet në botë i kandiduar për një çmim të tillë për pritjen e madhe qëi bëri popullit kosovar.

31 Tetor 2006,  përfundon ndërtimi i Aeroportit të Kukësit, punimet e të cilit kishin filluar në Maj të 2003, me kontributin e Emirateve të Bashkuara Arabe dhe mban emrin  “Zajed Bin Sultan Al-Nahyan”

Qershor 2009  përurohet tuneli i Kalimashit ne Rrugen e Kombit, (autostrada Durres – Kukës – Morine)

2010 përfundon ndërtimi i rrugës Durrës-Kukës që lidh më shpejt Kukësin me Tiranën.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here