Home Featured Kryesore Turizmi i peisazhit zona e Kukësit nga më tërheqëset

Turizmi i peisazhit zona e Kukësit nga më tërheqëset

Turizmi i peisazhit, është turizmi më interesant që zhvillohet në botë dhe së fundmi edhe në Shqipëri. Kryesisht, ky turizëm zhvillohet në zonat me pyje dhe në parqe të mbrojtura, zhvillohet në të katër stinët por më të preferuarat janë pranvera dhe vjeshta.

Po të ngjitesh këto ditë në lartësitë e Thethit, Valbonës apo në Parkun Kombëtarë Shebenik-Jabllanicë, do të përballesh me një peisazh që po ndryshon ngjyrë.

E verdha vjeshtore ka filluar të dominojë. Po të ngjitesh në lartësitë e pyjeve në zonën e Kukësit, ky peisazh ka filluar të tërheqë turistët e stinës. Botanisti Arben Palushi na sjell foto interesante nga peisazhi atje. Pikat turistike po bëhen të frekuentueshme nga natyralistë dhe turistë të aventurës, si ajo e Kroit të Bardhë, Shishtavecit apo Novosejit, që janë pranë qytetit të Kukësit.

E tillë është edhe pika turistike malore pranë Gurit të Mëngjesit në Shishtavec, banorët e të cilit janë të njohur për mikëpritje dhe gatimin karakteristik të zonës.

Një tjetër pikë turistike është edhe Pylli i Mështeknave, ku thuajse çdo ditë janë të pranishëm vizitorë të ardhur nga zona të ndyshme dhe të huaj kryesisht nga Kosova.

Nuk janë vetëm këto pika turistike, është edhe Sasati, Kroi i Kuq, Kroi i Bardhë që kanë nisur të vizitohen jo vetëm gjatë verës por edhe gjatë stinës së vjeshtës dhe dimrit.

Shumë vizitorë kanë mësuar edhe për vende që ndodhen jo shumë larg si: Kroi i Bardhë, Kroi i Kishës dhe Kroi Tatzot që vizitohen vetëm nga të pasionuarit pas alpinizmit kryesishtë në dimër.

Kjo e ka çuar në shtimin e numrit të banesave turistike në zonat rurale dhe në lartësi.  Po kështu, në rrethin e Kukësit ofrohet kategoria e tretë e zonave të mbrojtura, Monumentet e Natyrës: Mështekna e Shishtavecit, Guri i Mëngjesit, Kroi i Kuq, Guri i Shqipes, Pylli i Dushkut në Novosej, Gryka e Çajës, Cirku akullnajor i Zepës, Vargëmalin Koretnik-Gjallicë- Kolesian- Kallabak-Tërfojë etj.

Të gjitha këto, ofrojnë mundësi të mira për të kënaqur vizitorët dhe të apasionuarit ndaj natyrës dhe vlerave kulturore të zonave ku ato bëjnë pjesë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Must Read

Tërmet në Kukës, epiqendra në Arrën

Lëkundje të forta tërmeti janë ndjerë pak më parë në Kukës. Siç bëhet e ditur lëkundjet kanë qenë 4.5...

Banorët e tokave të përmbytura nga liqeni i Fierzës, ultimatum qeverisë-VIDEO

Banorët e Kukësit kanë protestuar mëngjesin e djeshëm për tokat e përmbytura nga liqeni i Fierzës.

Në tunelet e Kukësit të nëntokës -FOTO

Nga Ermal Hallaçi Regjimi komunist ka lënë pas gjurmët e tij diçka të cilën e dëshmojnë edhe fotot e mëposhtme...

Këshilla gjuhësore/ Si ti shkruajmë emrat e vendeve në Kukës

Nga Izet Duraku Për të gjithë miqtë e mi të letrave nga Kukësi : gazetarë,...

Bora zbardh Kukësin, si paraqitet gjendja e rrugëve-FOTO

Gjendja e rrugëve nacionale në Qarkun Kukës është paraqitur e qetë. Të gjitha rrugët janë të kalueshme normalisht.