Shijoni shtegun Shishtavec, Guri Mëngjesit, Maja Kallabakut, Liqeni Novosej/ VIDEO-FOTO

0
135

Një grup vizitoresh prej 45 vetë organizuar nga Shoqata Bjeshkatare ‘Gjilani’ Kosovë nën shoqërimin e guidës Ermal Q. Hallaçi, vizituan Parkun Natyror Korab Koritnk, zona Shsishtavec, Kukës.

Ata bënë në këmbë shtegun Shishtavec, Guri Mëngjesit, Maja Kallabakut (2174m), Liqeni Novosej. Shteg që kalon nëzonën ndërkufitare Malet e Sharrit Park Kombëtar Kosovë dhe PN Korab-Koritnik, Shqipëri.

Gjatë shtegut shijuan pejsazhet e mrekullueshme, habitatet e kullotave alpine, u njohën me vlerat floristike e faunistike të zonës.

Në fund të vizitës u shprehën se ishin mjaft të kënaqur dhe do të vinin përsëri në një periudhë tjetër.

Për të garantuar sigurinë rrugore grupi u shoqërua edhe nga policia rrugore.