Djemtë e Breg Lumit nuk e harrojnë vendin e tyre, ndërtojnë rrugën-FOTO

0
242

Kanë ikur në emigracion prej vitesh dhe sa herë vijnë tek shtëpitë e tyre, e gjejnë rrugën po njësoj, të shkatërruar dhe pa investime.

Duke parë se askush nuk është kujtuar për ta, emigrantët kanë vendosur që të investojnë vetë.

Kështu një pjesë e rrugës se fshatit Breg-Lum në Kukësin tonë, vetëm 9 km larg nga qyteti e ishte e degraduar me gropa e pluhur gjatë verës dhe pellgje uji gjatë dimrit.

Por tani kanë nisur punimet dhe e veçanta e këtij investimi është fakti se është ndërmarrë nga djemtë  emigrantë në Angli në bashkëpunim me bashkinë Kukës.

Donacionet e tyre dhe investimet e bashkisë po bëjnë të mundur ndërtimin e kësaj rruge.