Qyteti i Kukësit dhe historia e emrit

0
1061

Qyteti i Kukësit të vjetër ndodhej në pjesën veri-lindore të Shqipërisë në perëndim të Prizrenit, në jug-perëndim te Malit Kortnik dhe në veri-perëndim të Malit të Gjalicës pikërisht në vendin ku bashkoheshin Drini i Zi dhe Drini i Bardhë. Me kordinata polare 42 gradë dhe 09’ në veri, 20 gradë dhe 43’ në lindje ne lartësinë mbi detare 250-245 metër.

Kukësi i Vjetër shtrihej në gropën që kishin krijuar gërryerjet e dy lumenjve që takoheshin aty. Dy Drinat kanë një rrjedhje shekullore të cilat kane hasur në formacione të forta shkëmbore, duke lënë një tarracë në formë trekëndëshi 10-12 metër. Mbi këtë tarracë u ngrit Kukësi i Vjetër.

Kukësi atëherë merrte trajtën e një gadishulli. Tarraca lumore ku ishte vendosur Kukësi i Vjetër rrethohej nga disa ultësira si p.sh. Ramhasi, Myç-Mamëzi, Kukësit, Brrutit dhe Kolshit.

Në horizont kufizohej prej kodrave e maleve. Në veri prej nga vargmaleve te Hasit, Maja e madhe (Pusi i thatë 1121 metër), Maja e Sukës (Demiroll 1022 metër). Në lindje kufizohej me Kodrën e Shtrazës 361 metër, në juglindje kufizohej me Rrafshin e Bugajës 352 metër, me Kodrën e Hazirit, 358 metër, me Luginën e Drinit te Zi, 256 metër, dhe në jug kufizohej me Kodrën e Myçit (Kërnjani 565 metër).

Origjina e emrit:

Në vitin 1571 njihet me emrin Kukufic. Në vitin 1879 shënohet me emrin Kukusa.

Themeluar: Në vitin 1160. Në vitin 1978 Kukësi i vjetër u boshatis pasi u përmbyt nga ujërat e ndërtimit të hidrocentralit të parë mbi lumin Drin. Qyteti i ri me të njëjtin emër u ndërtua 350 metra mbi nivelin e detit dhe njohu zhvillim gjatë regjimit komunist.

Gjurmët më të vjetra i përkasin periudhës së Neolitit 6000-4000 vjet para Krishtit.

Objektet më kryesore: Muzeumi Historik, Fabrika e Qilimave dhe aeroporti.

Karakteristikë: Motoja e qytetit është “Qyteti i mikpritjes dhe bujarisë”.

Në vitin 2000 Kukësi u kandidua për Çmimin Nobel për Paqe me motivacionin e pritjes së mbi 450.000 shqiptarëve nga Kosova të dëbuar nga ushtria, paraushtarakët serbë dhe serbët e armatosur në Kosovë. Në vitin 2010, banorët e Kukësit u shpallën nga USAID, si më të lumturit e Shqipërisë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here