E frikshme, alarmuese… Kukësi po rrudhet çdo ditë!

0
177

Shkruan Petrit Palushi

Para 10 ditëve një ish-nxënësi im me familjen e vet u nis n’emigrim dhe mbrëmë më shkroi në mesazh se mbërritën në Londër. E hajrit qoftë!

Prej 2014-s mbi 3000 familje kuksiane kanë emigruar nëpër Europë… Kjo ndodh kur prishet krejt-e-krejt ekuilibri i jetesës në Shqipninë tonë të dashtun që po na ban verem e stër-verem…

Pse po largohen banorët e Kukësit?

Dhe u thuhet: Mos u largoni… dmth., vazhdoni e jetoni n’vorfni, veç sa me marrë frymë…

Banorët e Kukësit nuk largohen pse s’kanë bukë, pse s’kanë ujë, pse s’kanë të paguajnë energjinë, pse nuk kanë punë… por largohen… SE S’KANË… SE S’KANË… SE S’KANË… se nuk munden… se duan me jetue jetën… se nuk i duan femijet ne veshtiresi… se trishtohen kur nuk kane me pague bileten kur shkojne per hall ne Tirane… se trishtohen kur e shohin familjen e komshiut njilloj si s’ka per familjen e vet… se nuk munden as me anderrue…

At’here, sa jeton njeriu? 1000 vjet?

‘E papasmja asht derë e hekurt’, thotë nji fjalë e urtë.

Ne jemi në Europë, së paku gjeografikisht dhe kur Shqipëria s’është në gjendje të krijojë kushte jetese për shtetasit e vet, at’herë kam besim se do jetë Gjermanija ajo që do kujdeset për këtë pjesë t’Europës. Në mos Gjermanija, para Zotit do kujdeset Amerika. Në mos Amerika, at’here Zoti do kujdeset…