Reportazh/ Lëndina me lulen e poetit

0
304

Fusha të tëra me lulen e rrallë, ose siç njihet ndryshe Lulja e Poetit, gjenden në Kukës. Biologët tregojnë se kjo bimë ka legjendën e saj që nga lashtësia greke.

1400 metër lartësi mbi nivelin e detit gjen një pamje të tillë. Është ndjellëse e që të fton të të bëhesh njësh me natyrën.

Nga larg duket sikur ke hedhur një pëlhurë të bardhë e që në fakt është një ndër lulet më të rralla e tunduese në Ballkan, Narcisus poeticus, ose lulja e poetit.

Ajo shtrihet në njërën prej lëndinave më të bukura e të rralla të Parkut Natyror Korab koretnik, në luginën e Novosejt.

Mes përmes përshkohet nga përroi i Recicës e që i sjell më tepër freski, kurse në dy anët e saj rrethohet nga pyjet e magjishëm të mështeknave të bardha.

Lulja e poetit është mjaft e veçantë. Me gjethe gjatore në fund e me një kërcell të gjatë që përfundon kokëulur.

Arben Palushi, biolog dhe studiues i natyrës, thotë se emri i saj lidhet me legjendat e Greqisë së Lashtë.

“Dhe quhet narcisus poeticus për nder të personazhit të famshëm të greqisë së lashtë, Narcis”

Një grup ka ardhur nga Kosova, për ta parë nga afër e për të mbledhur bimën.

Kurse Elmira Mata, ka lindur e është rritur në këto lëndina të mrekullueshme. Sot ajo jeton në Tiranë, por thuajse çdo fundjavë vjen për t’u çmallur me vendlindjen.

“Natyrë më të bukur se këtu nuk ka”.

Bilogu Palushi, thote se narcisu është kaq e bukur dhe e rrallë, por është helmuese për gjënë e gjallë, ndaj nuk shërben si ushqim për bagëtinë.

Është një lulje e familje sqepore e helmët, nuk ushqen kafshët se është e hëlmët”

Kjo luginë, bashkë me mështeknën e bardhë ka statusin e monumenteve të natyrës dhe parkut kombëtar, ndaj duhet të kishte më tepër vëmendje për ruajtjen e ekzemplareve të tillë.

Gazetar i ABC News, Kukës: Bujar Muçmata

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here