Njihuni me pikën turistike të Liqenit të Kallabakut-FOTO

0
78

Shkruan Arben Palushi

Liqeni i Kallabakut ose i Novosejt, është një ujmbledhës artificial me sipërfaqe ujore rreth 7 hektarë dhe thellësi maksimale rreth 16 metra (në krijim).

Liqeni ndodhet në lartësinë 1600 metër mbi nivelin e detit dhe për 5 muaj e ka sipërfaqen ujore të ngrirë.

Liqeni është peshkëzuar artificialisht në fundin e viteve ’80 për dy – tre vite rresht me peshk të familjes së krapit në polikulturë…

Pastaj çdo gjë mori fund.

Liqeni u absorbua nga natyra duke u bërë një dhe i pandarë nga pylli përreth tij.

Sot është zemra pulsante e parkut kombëtar Korab – Koretnik.

Bukuria e tij i kalon të gjitha në çdo stinë….

Autenticiteti ka arritur në një pike të tillë sa merr përmasat e shumë lojeve shtazore dhe bimore endemike unike në të gjithë Shqipërinë.

Është e papërshkrueshme bukuria që has udhëtari kur kalon këtyre anëve…

Detyrimisht mbetet i hutuar…