Mali i Pikëllimës dhe origjina e emrit

0
607

Sot do te njihemi me Malin e Pikllimës ose siç njihet edhe me emrin ‘Koritnik’.

Një nga ndjekësit në Facebook kërkoi të dinte se pse ky mal ka marrë emrin Pikllimë.

Mësohet se ky mal ka marrë këtë emër sepse banorët e zonës ndaheshin nga të afërmit të cilët iknin në kurbet.

Është e njohur që shumë banorë të zonës së Kukësit dhe të Hasit janë larguar dhe kanë emigruar në zona të tjera.

Janë të njohur sidomos ‘bukëpjekësit e Hasit’ si në Kosovë, Mal të Zi, Serbi, Bosnje e më tej.
Vendosja e kufijve në vitin 1948 ndërpreu emigrimin dhe ndau mijëra familje.

Burrat nuk u kthyen më dhe ndërtuan jetën në vendet ku ishin. Kjo vërtetohet edhe me të dhënat rreth emërtimit të malit Koritnik me emrin Pikllimë.

Njerëzit e rajonit të Kukësit i përcillnin gurbetqarët deri në Koritnik dhe aty ndaheshin nga familjarët e tyre të piklluar, të cilët më pas vazhdonin rrugën për Prizren.

Nga këto pikëllima ky mal e ka marrë emrin Pikëllimë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here