Qeni i Sharrit ose Deltari Ilir-VIDEO

0
529

Është përmendur nga historianët, natyralistët dhe poetët, e i vishej një origjinë e mbinatyrshme dhe fuqi e pashtershme.

Një qen, i cili ishte gjithmonë i sigurtë për prenë e tij.

Studiuesit e dikurshëm antikë të prejardhjes së qenve, ia vishnin origjinën e kësaj race të famshme jug-lindjes së Europës, në mënyrë të veçantë Molosisë dhe Spartës.

Mbarështimi i kësaj race shumë të shkëlqyer qensh, tashmë haset shumë dendur në këtë qoshe të Europës dhe sidomos në bjeshkët e Sharrit, duke qenë në përputhje me përshkrimet ekzistuese të të parëve të vet, autoktonë në të njëjtat vende dhe që duket se nuk pësuar zvetënim.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here