Projekti/ Si zona e Kukësit mund të zhvillohet brenda pak vitesh

0
164

Qarku i Kukësit është ndër zonat më të bukura dhe më të pasura në Shqipëri, por paradoksalisht është edhe më i varfëri në vend.

Emigrimi në këtë zonë është në shkallë të madhe. Por duke nisur nga pasuritë nën dhe mbitokësore që ka kjo zonë, shumë mirë mund të ishte ndër zonat më të pasura dhe nuk do të kishte nevojë që qytetarët të emigronin.

Pushtete lokale të deritanishme janë shkaktarët kryesorë të kësaj gjendje, pasi asnjëherë nuk kanë këmbëngulur në detyrat e tyre dhe nuk i kanë çuar deri në fund projektet që mund të kenë ndërmarrë.

Mjafton këmbëngulja dhe investime në turizëm, blegtori apo bujqësi, që zona e Kukësit të jetë ndër më të zhvilluarat.

Këtu nuk po flasim për pasuritë nëntokësore të zonës tonë që janë të pamata.

Më poshtë keni dokumentin e parë kombëtar për planifikimin e territorit 2015-2030, zbatimi i të cilit mund të sjellë një zhvillim të madh dhe të qëndrueshëm.

Miratuar me Vendim të Këshillit të Ministrave, Nr. 881, datë 14.12.2016

Poli i zhvillimit rajonal Kukës-Has-Tropojë

Fuqizimi i qytetit të Kukësit, si qendër primare urbane, mbështetet në projektet strategjike

infrastrukturore; aeroporti i Kukësit në funksion të plotë, fuqizimi i lidhjeve me qendrat kryesore urbane përreth dhe rritja e ndërveprimit ekonomik ndërkufitar si në fushën e tregtisë, turizmit dhe infrastrukturës, aplikimi i politikave nxitëse për aktivizimin e ekonomisë bazuar në burime energjetike të diversifikuara, turizëm malor dhe produkte bujqësore cilësore e karakteristike të zonës.

Projektet kryesore në fuqizimin e infrastrukturës janë si më poshtë:

• Vlerësimi i potencialit natyror në aspektin e diversifikimit të energjisë së rinovueshme, duke shfrytëzuar erërat e forta në grykat e lumenjve.

• Përfundimi i linjave të interkonjeksionit 400 kV, që do të lidhin Elbasan-Fierzë-Kosovë dhe Burrel-Skavicë-Kosovë.

• Realizimi i gazifikimit të rajonit nëpërmjet lidhjes IAP-Kosovë.

• Aktivizimi i aeroportit të Kukësit përbën një potencial për këtë rajon dhe veriun e vendit në tërësi, rajon me shkallë të lartë të emigrimit në vendet e BE-së.

• Përmirësimi i infrastrukturës lidhëse mes qendrave Kukës-Has-Tropojë dhe në raport me qendrat kufitare në Kosovë, Prizren-Gjakovë-Pejë. Infrastruktura do të shkurtonte distancat e udhëtimit nëpër këto qendra dhe do të forconte dhe konkretizonte bashkëpunimin ndërkufitar mes tyre.

• Rigjenerimi i aksit Fushë-Arrëz-Tropojë.

• Krijimi i një poli ekonomik ndërkufitar midis zonave të Kukësit, Prizrenit dhe Gjakovës.

Lehtësim maksimal të politikave të tarifave, praktikave të bashkëpunimit doganor dhetatimor si edhe midis pushtetit vendor, pa burokraci, vonesa dhe pengesa, nga qeverisja në nivel qendror.