Dëme të shumta nga tërmeti edhe në Kukës

0
127

Edhe Kukësi është prekur nga tërmeti i 26 nëntorit.

Fatmirësisht nuk ka pasur probleme në njerëz, por dëmet materiale mësohet se janë të konsiderueshme.

Nga të dhënat e Shtabit të Emergjencave mësohet se ka dëmtime në pallate, shtëpi, shkolla etj.

Nga të dhënat e bëra publike sot mësohet se janë 150 shtëpi, 4 pallate, 3 shkolla dhe 1 qendër shëndetësore të dëmtuara rëndë në Kukës, nga tërmeti i 26 nëntorit.