Kantina Dogjani ju uron Vitin e Ri me prodhimin e ri ‘Gin’-FOTO

0
227

Jemi në prag të Vitit të ri dhe në çdo tavolinë, pa diskutim nuk mungon vera e kuqe e cila fare mirë shkon edhe me gjelin e detit

Edhe në Kukës, kjo traditë vazhdon të kultivohet çdo vit.

Kantina e verës dhe rakisë ‘Dogjani’ një biznes familjare i ngritur prej vitesh në qytetin e Kukësit, këtë vit ka vendosur të sjellë diçka ndryshe.

Kantina këtë ka shtuar gamën e produkteve që ka prodhuar.

Sipas administratorit të kantinës ‘Dogjani’ thotë Bleron Dogjani, pija e re ‘Gin’ po prodhohet për herë të parë në Shqipëri pikërisht në Kukës.