Këshilla gjuhësore/ Si ti shkruajmë emrat e vendeve në Kukës

0
141

Nga Izet Duraku

Për të gjithë miqtë e mi të letrave nga Kukësi : gazetarë, shkrimtarë, studjues, punonjës arsimi e kulture.

Për të nderuar rrënjët tona gjuhësore e kulturore në përgjithësi i duhet dhënë fund përdorimit të gabuar për shkrimin e disa toponimeve tona, një pjesë e të cilave me rëndësi kombëtare. Nëse i shkruajnë gabim vendasit, nuk ka kush tua ndreq gabimet. Mendoj se duhet ruajtur parimi fonetik në shkrimin e emërtimeve të toponimisë sonë, duke ruajtur aq sa mundet shqiptimin e banorëve të zonës që vazhdojnë t’i shqiptojnë sipas traditës shekullore. Kështu duhet të shkruajmë:Gjalliçe – Gjalliçja jo Gjalicë – Gjalica ; Pikllimë – Pikllima dhe jo Koritnik – Koritniku; Pushtrik dhe jo Pashtrik ; Imisht dhe jo Ujmisht; Bice – Bicet dhe jo Bicaj – Bicajt; Ture – Turet dhe jo Turaj – Turajt etj.

Mos u trembni, s’ka kush t’ju qortoj. Nuk është kurrë vonë për t’i dhënë fund praktikave të gabuara.