Banorët e tokave të përmbytura nga liqeni i Fierzës, ultimatum qeverisë-VIDEO

0
136

Banorët e Kukësit kanë protestuar mëngjesin e djeshëm për tokat e përmbytura nga liqeni i Fierzës.

Ata kërkojnë të dëmshpërblehen nga shteti  për tokat që sipas tyre, kanë 30 vite që përmbyten vazhdimisht nga ky liqen.

‘Të kthehet prona tek i zoti, jemi në vitin 2020.Kërkojmë të na kompensohen tokat e përmbytura. Tokat janë përmbytur nga liqeni i Fierzës.

Në kërkojmë të na paguajnë. Pronat kanë 30 vite që përmbyten’, thonë banorët.