Biologu Besnik Hallaçi zbulon një tjetër bimë të rrallë në Kukës-FOTO

0
118

Kohët e fundit raportohet se në Shqipëri është identifikuar një nënlloj i ri endemikë për florën! Epimeda e Alpeve Shqiptare (Epimedium alpinum albanicum).

Së pari u identifikua në Kukës! Kjo është bërë e mundur nga puna hulumtuese dhe kërkimore e tre botanistëve, Lulzim Shuka profesor në Departamentin e Biologjisë, Fakulteti i Shkencave të Natyrës, Universiteti i Tiranës, profesore Kit Tan nga Instituti i Biologjisë Universiteti i Kopenhagenit, Danimarkë dhe Biologu Besnik Hallaçi, Administrata Rajonale e Zonave të Mbrojtura Kukës.

Në Gadishullin ballkanik janë të njohura deri tani 2 specie, Epimedium Alpinum subsp alpinum dhe Epimedium pubigerum, ndërsa në Shqipëri njihej vetëm një lloj Epimedium alpinum.

Tani shtohet edhe një nënlloj i ri endemik, ‘Epimedium alpinum subsp albanicum’ me vendndodhje në Shqipërinë Verilindore dhe Lindore.

Kjo bimë është takuar për herë të parë në Rrethin e Kukësit, tek Livadhet e Laksit , 1.3 kilometra mbi Tunelin e Kalimashit në një lartësinë 1300 metrash.

20 vite më parë zona ishte pyllëzuar dendur me ah dhe pishë të zezë, por tani zona është e zhveshur për shkak të prerjeve dhe zjarreve .

Ndërsa në Shqipërinë lindore kjo bimë gjendjet në malin e Shebenikut ndodhen të dy subspeciet dhe format e ndërmjetshme.